Pas ‘shkrirjes’ se Krimeve te Renda, KLP nis transferimin e prokuroreve

Aktualitet

TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Kështu, shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela është caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë, së bashku me 10 prokurorë të tjerë, mes tyre emra të njohur për publikun si Besim Hajdarmataj, Manjola Kajana, Elizabeta Imeraj, Vladimir Maraj etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, po në mbledhjen e ditës së sotme është miratuar me 11 vota pro projekt-akti për caktimin e përkohshëm tё ish-kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ky vendimi hyn në fuqi me datën 1 janar të vitit 2020. Prokurori Anton Martini është caktuar nga KLP përkohësisht ne Prokurorinë e Shkallës se Parë në Tiranë, ndërsa emërimin e ka në Prokurorinë e Shkalles së Parë Shkodër

Lista e prokurorëve të transferuar pas ‘shkrirjes’ së Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, janë si vijon:

-Blerim Tominaj

-Besim Hajdarmataj

-Doloreza Musabelliu

-Arens Çela

-Artan Bajrami

-Eugen Beçi

-Elisabeta Imeraj

-Manjola Kajana

-Përparim Kulluri

-Vladimir Mara

-Sonila Muhametaj

-Pranvera Pustina.

Lista e prokurorëve të transferuar në rrethe:

-Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

-Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

-Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.

ME TE LEXUARAT