Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nxehet loja, zedhenesi i Metes: Kemi video per Dvoranin, ben mire ti publikoje vete i pari

Presidenca i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ kreut të KED Ardian Dvorani. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi i kërkon kreut të KED të ruajtë qetësinë dhe të mbledhë mendjen.

Më pas i lutet të mos dëmtojë provat dhe t’i publikojë i pari ato dhe videot.“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!

Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!

Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.