Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Berat/ Kaos per pashaportat, qytetaret lene aplikimin per diten e fundit

Nje numër i madh qytetaresh jane dyndur prane zyrave te aplikimit ne berat, per te rinovuar kartat e identitetit dhe pasaportat qe kane skaduar.

31 dhjetori shenon diten e fundit te perdorimit të këtyre dokumenteve e shumë qytetarë po nxitojnë të bëjnë zevendësimin e tyre. Por kërkesat e shumta kanë krijuar rradhë të gjata e pakënaqësi.

Njerëzit, mes të cilëve edhe shumë emigrantë, kerkojne shtimin e sporteleve te tjera per te shmangur radhet e gjata dhe per te marre sherbimin ne kohen e duhur

Për muaj me rradhë ministria e brendshme u ka bërë apel njerëzve që të mos e lënë për minutën e fundit aplikimin, por shumë prej tyre duket se kanë zgjedhur pikërisht afatin e fundit ligjor, duke u përballur kështu me pritje te gjata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.