Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zelande e Re/ Vullkani tund serish ishullin, rritet numri i viktimave

Whakatane, Zelandë e Re – Shtimi i dridhjeve të tokës në ishullin vullkanin në Zelandën e Re të mërkurën, ka shtuar rrezikun e një shpërthimi tjetër të madh dhe ka ndaluar operacionin për tërheqjen e trupave dy ditë pasi shpërthimi përfshiu dhjetëra turistë nën avullin dhe hirin e nxehtë.

Gjashtë persona u vranë nga shpërthimi vullkanik në ishullin White të hënën, që ndodhet 50 km larg tokës, me nëntë persona të tjerë zyrtarisht të zhdukur dhe 30 të plagosur, njoftoi Reuters.

Australiani Gavin Dallow, 53 vjeç dhe thjeshtra e tij, Zoe Hosking, 15 vjeçe, ishin viktimat e fundit që u identifikuan të mërkurën.

“Zemrat tona janë thyer nga humbja e Zoe në një moshë aq të re”‘ tha familja Dallow në një deklaratë me email. “Ne vajtojmë për humbjen e Gavin dhe Zoe”.

Numri i të vdekurve mund të rritet, 29 njerëz janë në kujdes intensiv në disa spitale rreth e rrotull vendi.

27 persona kanë djegie të tmerrshme në 30% të trupit dhe 22 janë me trajtim të frymëmarrjes për shkak të djegieve të rënda që kanë marrë.

“Ne parashikojmë që do të duhen 1.2 milionë centimetër katrorë lëkurë për të përmbushur nevojat e pacientëve,” tha dr. Peter Watson, shef spitali në Ausland.

“Natyra e djegieve është komplikuar për shkak të gazeve dhe kimikateve që kanë shpërthyer. Kjo kërkon trajtim më të shpejtë të këtyre djegieve se në rastet e djegieve thjesht termike”, tha Watson.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi shumë të gjatë për disa pacientë, që do të zgjasë disa muaj,” tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.