Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Mbyllet Qendra Shendetesore Xiber, termeti demton rende godinen

Që prej datës 26 Nëntor i gjithë personeli i Qendrës Shëndetësore të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është zhvendosur në ambjentet e brendshme të shkollës së Mesme të Bashkuar.

Ndërkohë që të Martën e 26 Nëntorit, infermieret e turnit të tretë kanë qenë në ambjentet e punës duke kryer shërbimin.

Dëmtimi i qendrës është jashtëzakonisht i madh saqë hapsirat boshe duket nga ambjentet e brendshme. Prej dy ditësh vijon nxjerrja e të gjitha pajisjeve nga godina për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet.

Banorët e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit thonë se shteti duhet të marrë menjëherë masa për ndërtimin e një qendre shëndetësore të re, pasi janë më shumë se 3 mijë banorë që presin të marrin shërbim shëndetësorë.

Zhvendosja e Shërbimit Shëndetësorë në ambjentet e gjimnazit është zgjidhje provizore, pasi nuk janë kushtet e përshtatshme për këtë shërbim.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.