Ronaldo dhe eksperienca, diferenca mes Juventusit dhe Interit

Sport
Ronaldo dhe eksperienca, diferenca mes Juventusit dhe Interit

Nuk është aspak e lehtë puna dhe objektivi i Interit për të rrëzuar Juventusin nga "mbretërimi" i futbollit italian.

Duket se zikaltrit kanë nisur një projekt serioz, por në nisjen e fazës së dytë diferenca ka shkuar +4 për Juventusin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht sepse Interi u ndal në një ndeshje që fitohet me eksperiencë dhe duke pasur lojtarë kampionë në skuadër.

Grupi shpeshherë nuk mjafton për te fituar. Duhet një prekje, një goditje, një pasim, një krosim që të fitosh.

Juventusi e ka kampionin e tij Cristiano Ronaldo dhe jo vetëm. Ne momentet më delikate ai shfaqet gjithmonë dhe i dhuron ekipit fitoren.

ME TE LEXUARAT