Lajmi i fundit

Dovrani del nga prokuroria: Meta te mos merret me spote e filma me metrazh te gjate e te shkurter


TIRANE

Për më shumë se dy orë kreu i KED-së Ardian Dvorani tha se në organin e akuzës ka shpjeguar faktet dhe rrethanat se si ka ndodh procesi i emërimeve të anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

“ Ja kam shpjeguar faktet dhe rrethanat si kanë ndodhur, dhe paraqita shpjegimet e mia. Shpjegimi është shumë i gjatë, në pak dalje në shpjegimet e mia e kam dhënë qëndrimin tim. Është prokuroria që do të bëjë hetimin në përputhje me ligjin dhe do t’ja shprehë ato më pas gjykatës “ -tha Dvorani.

Lidhur me videot të cilat ka paralajmëruar Presidenti, një prej tyre publikuar një ditë më parë, Dvorani tha se askush nuk mund të flasë me vepra arti, duke i cilësuar ato seriale me metrazh të shkurtër apo të shkurtër të gjatë, por t’i drejtohet organeve kompetente.

“Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në tv as në gazeta. Lëtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk është e mira t’i shtrojnë problematikat me serial të shkurtër të gjatë por t’i cojnë në organet kompetente.’u shpreh Dvorani në një prononcim për mediat nha Prokuroria e Tiranës.

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës ku për më shumë se dy orë dha dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Kreut të Shtetit. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close