Perhapet koronarovirusi kinez, Australia konfirmon rastet e para

Bota
Perhapet koronarovirusi kinez, Australia konfirmon rastet e para

Koronarovirusi është paraqitur tek 4 persona në Australi të cilët së voni kishin vizituar Kinën, ku edhe është përhapur ky virus, deklaruan autoritetet zyrtare.

Tre burra të moshës 53,42 dhe 35 vjecare u lajmëruan në spitalin e Sidneit me këtë virus. Dy nga ta kishin udhëtuar nga qyteti Vuhan ku koronarovirusi ka shënuar përhapje të madhe.

830 njerëz janë infektuar me koronavirus në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur. Autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët shëndetësorë në Australi paralajmëruan se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe në vend.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha përmes një njoftimi të shtunën se shteti ka siguruar 10 milionë maska për t’u mbrojtur nga virusi.

Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.

Virusi i ri mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3. Raste me këtë lloj virusi janë raportuar edhe në SHBA, Singapor, Malajzi, Japoni, Kore jugore.

ME TE LEXUARAT