Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Padia ndaj Ardian Dvoranit, Meta mberrin ne Prokurorine e Tiranes

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shkojë sot në Prokurorinë e Tiranës.

Presidenti Meta do të shkojë në prokurori në mesditë ku pritet të pyetet për kallëzimin kundër kreut të KED Ardian Dvorani.

Pritet që Z. Meta në deklarimet e tij të shpjegojë para prokurorëve faktin penal të pretenduar në kallëzimin e bërë prej tij. Mësohet se Prokurori i çështjes është Alket Mersini.

Më 19 nëntor Kreu i Shtetit nënshkroi kallëzimin penal për ‘shpërdorim detyre’ ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.

Padia e Presidentit u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.