Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident në Lezhë, humb jetën 70-vjecari

Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas policise, mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Mark Luli,70 vjeç, banues në Tale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet