Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Adrola Dushi ka diçka per t’i thene Ardit Gjebreas!

Edicioni i 21 i festivalit të “Këngës Magjike” u kthye në kryefjalën e mediave këto ditë.

Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën” mori çmimin e parë të festivalit, ndërsa çmimet e ndara u diskutuan gjatë nga publiku.

Të shumtë ishin ata që ranë dakord me ndarjen e çmimeve, ndërsa të tjerë pretendonin një renditje tjetër.

Madje, disa personazhe të showbiz-it iu “kthyen” producentit Ardit Gjebrea për mënyrën e votimit që ishte zgjedhur në festival.

Mirëpo, teksa rrjeti ende vazhdon të ziejë nga lajmet e festivalit, Adrola Dushi ka një mesazh për Gjebrean, të cilin e shoqëroi 3 netë në prezantim.

Modelja ka publikuar foto krahas Arditit nga të treja netët në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Mirenjohje pa fund per kujdesin dhe dashamiresin qe ke treguar ndaj meje.
Faleminderit qe me dhe mundesine te jem pjese e MAGJISE tende 🙏🏼”

Leave A Reply

Your email address will not be published.