Lajmi i fundit

Tërmet 4.5 rihter në Itali, plasariten ndërtesat, qytetarët dalin jashtë

Një seri tërmetesh, me magnitudë 4,5 gradë , u regjistruan në Mugello në Scarperia dhe San Piero, në provincën e Firences. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha së lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 9 kilometrash. Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Viçhio, duke përfshirë edhe çerdhet komunale.

Ndërkohë, për të lejuar kontrollet teknike në sigurinë e linjave, trafiku hekurudhor në nyjen e Firences u pezullua. Trenat me shpejtësi të lartë midis Firences dhe Bolonjës janë gjithashtu të bllokuara, përveç trafikut rajonal.

Shumë njerëz që lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu. “Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

“Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë,” tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″./tgcom

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close