Elvis Naci kerkese Rames: Kam mbledhur 7 milione dollare ndihma, duhet transparence

Aktualitet

Në ambientet e Kryeministrisë është zhvilluar Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Pas fjalës së Kryeministrit, foli imami Elvis Naçi i cili tha se fodacioni i tij ka mundur të mbledhë, rreth 7 milion dollarë donacione, për të prekurit nga tërmeti.

“Aktualisht siç e kemi lënë edhe me fondacionet e tjera, fondi i mbledhur do të menaxhohet nga vetë fondacionet, por nuk përjashtohet që në veçanti, atyre që kanë donatuar, do ti bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Fondacioni Firdeus ka arritur në kuotën e 7 milion dollarëve, besoj shkojnë në 10 milionë euro por më pak se buxheti i shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dje kam qenë në Thumanë, dhe na thanë pse s’po filloni?

U kemi thënë që sapo komiteti dhe institucionet përkatëse të na japin dritën jeshile, për mos krijuar kakofoninë që kemi folur, të gjithë në drejtime të ndryshme, dhe s’bëjmë asgjë në fund. Ne sot morëm sinjalin e parë, që në shtëpitë individuale të fillojmë dhe mundet ti ndërtojmë.

Për banorët e Thumanës, ku ne atë fondin e kemi mbledhur posaçërisht për ta, por nëse është më shumë se sa aq, ne patjetër do shohim edhe familje të tjera jashtë Thumanës”, tha në fjalën e tij Naçi.

ME TE LEXUARAT