Vidhet banesa e 67-vjeçarit në Divjakë, autorët i marrin 'Benz-in', armën e gjahut dhe 2 celularë

Aktualitet

Banesa e një 67-vjeçari në fshatin Sopëz të Divjakës ka rënë pre e vjedhjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.

Persona të paidentifikuar kanë arritur që të marrin në banesën e 67-vjeçarit N.P mjetin tip “Benz", një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka nisur hetimet, ku po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sopëz, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 67 vjeç, ku i kanë marrë automjetin tip “Benz", një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT