Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Te ulemi ne tryeze per termetin”, PD i pergjigjet fteses se perseritur te Rames

Ish-deputeti i PD Edi Paloka i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama në emër të Partisë Demokratike duke thënë se ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme dhe jo pasurimi i albumit fotografik propagandistik të Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.

Reagimi:
Në ditën e 13-të pas tërmetit, ajo që ju duhet shqiptarëve nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandistik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.

Ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme, një kryeministër që nuk e mbush ditën me shfaqje te shëmtuara me fatkeqët. Shqiptarëve nuk i duhet një kryeministër që shfrytëzon fatkeqësinë për të nxjerrë nga sirtari projektet me PPP korruptive për të pasuruar klientët e tij mbi gërmadhat e vdekjes.

Shqiptarët duan ndihmë për njerëzit në nevojë. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi para ligjit për fajtorët.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, të parët që shkojnë në burg janë ata që lejuan banorët të futen në pallatet e Thumanës të çertifikuara të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, nga Artur Bushi te qeveritarët e Tiranës.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, Gjush Dako në vend që të ri-emërohet dhe të ngarkohet për zhdukjen e letrave live në ERTV, e të shoqërojë Ramën në Turqi, duhet të ishte në burg për masakrën urbane në Durrës, që është bërë me firmën e tij dhe me betonin e tij.

Edi Rama nuk mund ta mbulojë dështimin e tij me thirrje hipokrite. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme që çuan në viktima dhe vuajtje pa fund.

Pse emergjencat civile nuk kishin mjetet e duhura për të përballuar fatkeqësinë natyrore?

Pse i bëri lekët për paisje emergjencash, gaz helmues për popullin, dhe milionat për qen kërkimi, ushqim për babëzinë e qenveritarëve të korruptuar.

Pse nuk i heq 10 oligarkëve të tij 150 milionë dollarë të taksave të shqiptarëve që t’ua kalojë ato njerëzve në nevojë.

Shqiptarët tani ka nevojë për vepra dhe jo për llogje. Në vend të lotëve të krokodilit, shqiptarët kërkojnë siguri nga një qeveri që di dhe ka vullnet t’i zgjidhë problemet e tyre.

Deri tani në lartësinë e kërkesave të shqiptarëve është vetëm Lulzim Basha. Në këto 10 ditë, ai ka ofruar 2 plane për kapërcimin e shpejtë të fatkeqësisë: Planin e Emergjencës për banesat e dëmtuara dhe Planin për Rimëkëmbjen e Biznesit të prekur nga tërmeti.

Zgjidhjet e propozuara Edi Rama i ka mbi tryezë. Por si përherë atij nuk i intereson zgjidhja por shfaqja, nuk i interesojnë njerëzit por pushteti dhe paraja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.