Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Basha denoncon Ramen: Shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtuar nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 ditësh qëndrojnë në tenda.
Sipas PD, banorët e dëmtuar kërkojnë vlerësim korrekt të dëmeve të shtëpive dhe strehim të sigurt, pasi deri tani Bashkia e Kurbinit i ka keqtrajtuar.

Ndërkohë Basha pasi dëgjoi shqetësimet e shumë prej banorëve, theksoi se sot më shumë se kurrë kanë dalë në pah mangësitë institucionale dhe shtetërore.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës.

Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”

Në takimet me banorët e prekur nga tërmeti në Mamurras, Basha u shoqërua nga rinjtë e FRPD-së, të cilëve u shprehu mirënjohje për kontributin vullnetar, së bashku me banorët e Unazës së Re dhe Aleancës për Teatrin.

“Pavarësisht se shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsiont, pasojat e tërmetit të vërtetë i përballuam me solidaritet dhe me bashkim të njerëzve më të pastër të këtij vendi që shpeshherë janë njerëzit që kanë vuajtur më shumë.

Nuk është e rastësishme që Astiri, Aleanca për Teatrin janë në krye të grupimeve dhe organizatave që kanë kontribuar. Në krye të kësaj përpjekje, që i kam parë me sytë e mi prej orës së parë të fatkeqësisë në Thumanë kanë qenë të rinjtë dhe në veçanti të rinjtë e FRPD”-së”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.