Viktimat nga termeti ne Durres, Olsian Çela: Pergjegjesia do shkoje tek ndertuesit dhe zyrtaret

Aktualitet

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, ka nisur diten e dyte te punes nga Durërsi ku eshte takuar me grupet e hetimit dhe ka diskutuar në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit.

Kryeprokurori deklaroi se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Olsian Celes: “Prokuroria e Durrësit po kryen hetimet. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë.

Ne i japim mbështetjen maksimale me qëllim koordinimin dhe të gjitha kushtet për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent dhe për ti dhënë përgjigje rasteve të cilat jemi të njohur. Jam i kënaqur me atë që dëgjova.

Prokurorët janë të motivuar dhe shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesi qoftë tek zyrtari. Nuk do ketë hezitim për asnjë rast."

Kryeprokurori foli edhe per pasojat e renda te termetit: “Ka njerëz që kanë shkelur që kanë shkelur ligjin, shumë njerëz që kanë humbur jetën, shumë njerëz që janë plagosur. Përgjegjësia do të jetë maksimale. Përgjegjësia do të shkojë aty ku është. Kudo që prokurorët do të verifikojnë dhe mbledhin prova se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Unë si Prokuror i Përgjithshëm mund t’iu them se nga ana jonë iu është garantuar prokurorëve mbështetje e plotë. Ata janë të pavarur, ne do të garantojmë në pavarësinë e tyre, dhe në këtë klimë shpresoj që të kemi rezultatet që i presim”, tha Çela.

Burime nga Prokuroria e Durrësit thane se Olsian Cela është takuar me 4 prokurorët që po hetojnë cështjen e tërmeteve në këtë qytet.

ME TE LEXUARAT