Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tërmeti, Rama: Shtëpi e kujdestare për Alesion 10-vjeçar që shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5

Kryeministri Edi Rama rikujtoi edhe njëherë afatin 15 Dhjetor për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama  tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi ata kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

“Data 15 është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi ata që kanë humbur të afërmit. Edhe ata kalamajtë që ishin mbrëmë do shkojnë në shtëpi. Do kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, mund të rrijë përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është pronari i shtëpisë. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do i sjellim këtu. Ata e kanë tmerr. Edhe ata që kanë humbur njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet