Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Parashikimi i motit, sinoptikanët: Ja kur bie intensiteti i reshjeve

Mengjesi i sotem ne kryeqytet dhe qytete te tjera nisi me rrebeshe shiu, mot qe ne fakt ishte paralajmeruar qe me pare nga sinoptikanet.

Sherbimi meteorologjik ben me dije se rrebeshet ne forme shtrengatash do te vijojne deri ne oret e pasdites, kur situata pritet te qetesohet. Por, pavaresisht kesaj, reshje shiu do te vazhdoje te kete.

Parashikimi:

Paqëndrueshmëria do të vijoj edhe për ditën e sotme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Megjithatë duke nisur nga orët e pasdites itensiteti i reshjeve bie dhe shndërrohen në lokale dhe në formë pikash.

Për shkak të vranësirave pritet rritje e temperaturave në vlerat minimale duke variuar nga 2ºC në zonat malore deri në 13ºC në ato bregdetare dhe të ulta. Një rritje e lehtë edhe në vlerat e mesditës nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet