Tentoi të vriste Lul Berishën, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

Aktualitet
Tentoi të vriste Lul Berishën, lirohet një tjetër

Endrit Dokle dhe Lulzim Berisha nuk janë të vetmit ish-anëtarë të Bandës së Durrësit që janë liruar nga burgu sëfundmi.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit ka liruar më datë 22 tetor të vitit të shkuar Sardian Sulejmanin, i cili është dënuar me 25 vite burg në korrik të vitit 2014 me akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë” të përsëritur dy herë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht ai tentoi të vriste Lulzim Berishën në gushtr 2005 dhe më pas Avni Gashin në tetor të këtij viti.

Gjyqtari Piro Sota pranoi kërkesën e Sulejmanit për të ndërprerë periudhën e dënimit më datë 22 tetor të vitit të shkuar duke i falur atij 4 vite e 10 muaj e 17 ditë burg.

Gjyqtari i është referuar një raporti të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës në Fier, e cila ka argumentuar me dhjetë pika se Sardian Sulejmani mund të integrohet në shoqëri dhe se nuk është më person me rrezikshmëri të lartë siç shkruhet në vendimin e siguruar nga abcnews.al.

Në këtë raport thuhet se ai ka qenë i ri kur ka kryer krimin duke mos kuptuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ashtu si edhe të tjerë më parë, Sulejmani ka premtuar se do të punësohet dhe se do të jetë një qytetar i mirë pasi të dalë nga qelia.

Gjyqtari ka pranuar gjithashtu faktin se babai i Sardian Sulejmanit jetonte vetëm pasi bashkëshortja dhe djali tjetër i kishin vdekur, rrjedhimisht ai donte shoqëri që mund t’ja jepte djali tjetër, pikërisht Sardiani.

“Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur”, shkruhet në raport.

Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier, është lëshuar një akt-mirësjellje, ku evidentohet fakti se:“familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999”.

Argumentet e Zyrës së Shërbimit të Provës për Sulejmanin

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian

Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.

6-Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një

moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.

7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

8-Familja e te denuarit ka kushte te mira banimi, pra ne momentin qe mund te lirohet me kusht, ate e pret nje ambient i pershtatshem per te jetuar, gje e cila ndikon pozitivisht tek ai.

9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë.abcnews

ME TE LEXUARAT