Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Humbi 7 persona nga tërmeti, Evi Reçi: “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta”…

Një nga personazhet publike që ka përjetuar tmerret e 26 nëntorit ndër të tjera ishte dhe këngëtarja e moderatorja shumë e dashur e publikut, Evi Reçi.

Në emisionin e saj ajo përmblodhi në pak fjalë dhembjen që përjetoi pasi humbi 7 nga njerëzit e saj më të dashur, xhaxhain me familjen e tij si dhe mikeshën e saj të fëmijërisë së bashku me vajzën 8-vjeçare dhe mamanë.

E veshur me të zeza dhe sytë gati të përlotur ajo na ka emocionuar të gjithëve me rrëfimin e saj se si sot qëndron pa 7-të nga njerëzit e saj të dashur ndërkohë që vetëm në këto momente të vështira ka kuptuar sa shumë vjen jeta.

“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë” -shkruan ajo në videon prekëse që ka postuar në rrjetin social Instagram.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.