“Dhuro për Shqipërinë”, Rikthehet kampionati pas termetit

Sport

Pas dhimbjes nga tragjedia e ndodhur për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, të gjithë pak nga pak po i kthehen jetës normale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Futbolli padyshim që nuk mund të bëjë përjashtim teksa këtë fundjavë u rikthyen ndeshjet e Kategorisë Superiore me ndeshjet e javës së 14 të saj. Skuadrat zbritën në fushën e lojës me moton “Dhuro për Shqipërinë” një apel ndihme ky për të prekurit nga tërmeti, ndërkohë që në fillimin e të gjitha sfidave u mbajt edhe 1 minutë heshtje në nder të viktimave.

Java e 14 vuri përballë këtë të shtunë Tiranën dhe Kukësin një sfidë kjo që u luajt në Selman Stërmasi në kryeqytet. Ishin verilindorët ata që u imponuan në këtë sfide që e fituan 3-1 duke shtuar problemet e bardhebluve. Dhe të mendosh që ishte skuadra e Tiranës ajo që e nisi më mirë sfidën teksa mori avantazhin me golin e Hasanit. por në pjesën e dytë, Kukësi përmbysi gjithçka. Shkurtaj me 11 metërsh barazoi rezultatin ndërsa Gavazaj dhe Abazaj vulosën rezultatin 3-1 duke bërë që Kukësi të shkojë 24 pikë, 1 më pak se Partizani që u dorëzua në Adush Muca të Ballshit pasi u mund nga Bylisi 2-1.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 1-1 me Bylisin që kaloi në avantazh falë autogolit të belicës, ndërkohë që Bardhi barazoi shifrat për Partizanin. Në pjesën e dytë Guindo shënoi golin e dytë për Bylisin që rezultoi të ishte i fitores, ndërkohë që kryeqytetasit minutat e fundit i zhvilluan me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Telushit. Fitore shënoi edhe Vllaznia që në Gjirokastër mundi Luftëtarin me rezultatin 2-0. të dy golat skuadra shkodrane i shënoi në pjesën e dytë të sfidës, madje në minutat e fundit të saj me Malotën dhe Likën dhe tani ajo e sheh veten në kuotën e 20 pikëve

ME TE LEXUARAT