Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ambulanca përplaset me trajlerin në Berat, plagosen mjeku, pacienti dhe shoferi

Një ambulancë është përplasur me një trajler në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur 3 të plagosur.

Në ambulancë kanë qenë shoferi, një mjek dhe një pacient, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë që ambulanca po hynte në qytet, kurse trajleri me targa serbe po hynte në një pulari, ku kishte sjellë mall.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.