Termeti u demtoi banesat/ Banoret e 3 godinave ne Qytetin Studenti nxirren jashte

Aktualitet

Banorët e tre godinave në Qytetin Studenti janë nxjerrë jashtë nga Policia Bashkiake pas dëmtimeve që solli tërmeti i 26 nëntorit. Por ata kanë mbetur veçse pa strehë, edhe pa mbështetje financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Godina 15 është e para nga tre godinat e Qytetit Studenti që do të shembet. Banorët e saj thonë se nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, pavarësisht se një ditë më parë Këshilli Bashkiak miratoi listën.

Banorja 1: "Zgjidhja jonë e vetme është që të strehohemi aty ku jemi. Unë mendoj se shteti, në të tilla raste që shpallen banesa dhe që janë emergjente, kur ndodhin gjëra të tilla duhet të bëjnë një paralajmërim".

Rrobat, mobiljet dhe elektroshtëpiaket, ato çfarë kanë mundur të nxjerrin, u kanë mbetur në oborrin e godinës ndërsa moti nuk duket aspak premtues.

Banorja 2: "Jam në qiell të hapur. Kërkoj nga shteti që të vendos d0rë shteti, se banorë të këtij shteti jemi, nuk jemi skllav. Ky tërmet i njeriut qënka më i keq se i zotit. Zoti vendosi dorë dhe e ka ndalë. Shteti të vendos dorë. Duhet të na jap afat me nxjerr rrobat tona".

Banorja 3: "Mënyra se si erdhën këto polica dhe kjo bashki, e këta njerëz, për mendimin tim është shumë brutale. Nuk e di, mënyra më arrogante".

Veç këtyre tre godinave, dëme të konsiderueshme kanë patur edhe disa të tjera, të cilat janë rikonstruktuar së fundmi nga Bashkia.

ME TE LEXUARAT