Rumania sjell per here te trete ndihma per te prekurit nga termeti

Aktualitet

Rumania ka sjellë në Shqipëri edhe ndihmën e tretë humanitare për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas katastrofës në Shqipëri, u aktivizua mekanizmi evropian i mbrojtjes civile dhe Presidenti Klaus Iohannis bëri thirrje për përfshirjen urgjente të Rumanisë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për autoritetet shqiptare pas situatës dramatike të krijuar nga seria e tërmeteve që goditën këtë vend.

Pas dy transporteve që mbërritën në Shqipëri në datën 26 nëntor dhe 1 dhjetor, me dy avionë ushtarakë C130 Hercules, të cilët sollën dhe ekipin e shpëtimit të përbërë nga 54 anëtarë dhe 4 qen të përgatitur për të shpëtuar jetë njerëzore, në datën 5 dhjetor mbërriti ndihma e fundit humanitare dhënë nga Rumania me dy kamionë nga Administrata Kombëtare e Rezervave të Shtetit dhe Probleme të Veçanta.

Ndihma humanitare e siguruar nga Rumania përbëhej gjithsej nga: 100 tenda plotësisht izotermale dimri, 400 shtretër, 400 dyshekë, 400 batanije të leshta, 400 thasë gjumi dhe 800 çarçafë.

Në destinacionin ku ndihmat u shkarkuan nga autoritetet shqiptare përmes institucionit të rezervave të shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea.

ME TE LEXUARAT