Korçe/ Banoret ankohen per rritjen e çmimit te drunjve: Po ngrohemi me korent!

Aktualitet

Këto ditë temperaturat në qytetin e Korçës janë ulur ndjeshëm duke shkuar në minus gradë, çka ka bërë që furnizimi me dru zjarri të jetë i detyrueshëm për qytetarët, por nga ana tjetër i çmimi i tyre është pa përballueshëm për ta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata shprehen se drutë kanë pësuar rritje çmimi nga viti në vit. E kjo gjë i ka detyruar banorët e juglindjes të ngrohen herë-herë me energji elektrike.

“I kam marrë me 34. Nuk është i përballueshëm me pensionin që kemi. Çmimi është i lartë për momentin. Nga 10 metër kub do marrësh 7. Përvit ngrihet. Në bazë të pensionit i marrim. 45 metri kub. Gjysmat i kemi marrë, gjysmat jo për shkak të gjendjes financiare”, thanë qytetarët korçarë.

Jo vetëm çmimi, por sipas qytetarëve atë çfarë kanë hasur kohët e fundit është edhe abuzimi në metër, pasi sipas tyre asnjëherë nuk vjen i plotë.

“Ne ngrohemi me korent. I kanë bërë shumë të vogla kubikët. Nuk na leverdis. Me këto kubikët na bënë kërdinë”, u shprehën të tjerë qytetarë.

Bizneset e licencuara për tregtimin e druve, mohojnë pretendimet e qytetarëve duke thënë se në juglindje çmimi i druve vazhdon të jetë i njëjtë me vitet e kaluara.

ME TE LEXUARAT