Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Demokratet nisin shkarkimin, Trump: Jane cmendur, jam gati per cdo perballje

Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve në senatin amerikan, Nancy Pelosi ka bërë një deklaratë të pazakonshme mbi cështjen e bujshme të shkarkimit të presidentit amerikan Trump, duke dhënë autorizimin për hartimin e akuzave zyrtare.

“Fatkeqësisht, por me besim dhe përulësi, me besnikëri ndaj themeluesve tanë dhe një zemër të mbushur me dashuri për Amerikën, sot po kërkoj nga kryetarët e komisioneve që të procedojnë me artikujt e fajësimit. Demokracia jonë është vënë në pikëpyetje.

Presidenti nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të veprojmë pasi ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai po përpiqet të korruptojë zgjedhjet edhe një herë në dobi të tij, duke minuar sigurinë tonë kombëtare dhe duke rrezikuar integritetin e zgjedhjeve tona.”

Por kreu i shtëpisë së bardhë i quajti demokratët të çmendur, duke shkruar në Twitter se është gati që të përballet me një gjyq të drejtë në senat.

Në zemër të procesit të fajësimit qëndron një telefonatë e bërë në muajin korrik mes kreut të shtetit amerikan dhe homologut të tij ukrainas, në të cilën rezulton se Trump i bëri presion Zelenskit për të hetuar demokratët dhe rivalin politik Joe Biden.

Nëse do të miratohet në senat me dy të tretat e votave, Donald Trump do të jetë presidenti i parë amerikan në histori i shkarkuar përmes procesit të fajësimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.