Termeti/ Rama ve serish ne shenjester abuzuesit: “Nuk duhet te shpetoje asnje”!

Aktualitet

DURRËS

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon inspektimet ën zonat e prekura nga tërmeti. Këtë mbrëmje ai së bashku me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa u njoh me punën që po kryhet në terren dhe për destinacionin se ku do shkojnë inertet e banesave të shkatërruara, shefi i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha kryeministri Edi Rama.

Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.

ME TE LEXUARAT