Pezullohet nga detyra keshilltari i Bankes se Shqiperise Arben Malaj

Aktualitet

Këshilltari Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra. Ky vendim është botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:

VENDIMNr.766, datë3.12.2019PËRPEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Nëmbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tëpikës1, të nenit 47, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËRErion Braçe

ME TE LEXUARAT