Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kuvendi zgjedh sot Kryeprokurorin i ri të Pergjithshem, kush do te jete?

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë ditën e sotme kryeprokurorin e ri.

Në orën 10:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare ku do të diskutojnë dhe miratojnë shumë pika, por midis tyre është edhe emërimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Në 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë, Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.

KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën, i pasuar nga Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj./abcnews

Leave A Reply

Your email address will not be published.