Kuvendi zgjedh sot kryeprokurorin, grupi i PS vendos vote unanime per Olsian Celen

Aktualitet

Parlamenti pritet të votojë diten e sotme për të zgjedhur kryeprokurorin e ri dhe i pari në listë është Olsian Çela.

Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur para seancës dhe kanë vendosur që në mënyrë unanime të votohet për Çelën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të zgjedhur kryeprokurorin e ri duhen 84-vota. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përzgjedhura tre kandidatura për këtë pozicion, duke renditur të parin me diferencë pikësh, prokurorin Olsian Çela (459 pikë), ndërsa pas tij renditet kryeprokurorja e përkohshme aktuale, Arta Marku (406 pikë) si dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).

KLP-ja ka depozituar pranë Kuvendit tri kandidaturat më 21 nëntor, ndërsa deputetët kanë afat deri më 21 dhjetor për miratimin e njërit prej tyre si prokuror i Përgjithshëm i vendit.

ME TE LEXUARAT