Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Itali/ Sekuestrohen 160 mije litra nafte kontrabande nga Shqiperia

ITALI- 163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar nga autoritetet italiane në Portin e Ravennas në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se nafta ishte futur kontrabandë në territorin italian, ndërsa operacioni policor është zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga një bashkëpunim me Guarda di Finanzan. Punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna të sapoardhura nga Shqipëria me një ngarkesë me naftë për tregun italian.

Gjatë aktiviteteve të kontrollit, zyrtarët doganorë dhe financuesit zbuluan se nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra dhe e destinuar për tre kompani italiane, ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë, ka rezultuan të rremë.

Për këto arsye pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna për kontrabandën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.