VIP

Modelja shqiptare kujton telefonaten me prinderit kur ra termeti

Xhesika Berberi ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton, drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme.

Modelja e njohur shqiptare ka ardhur për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Xhesika tha e është shumë e prekur nga kjo situatë dhe do përpiqet të ndihmojë ata që kanë nevojë me aq sa do të ketë mundësi:

“Familja ishte e para që me telefonoi. Akoma po dridhem kur kujtoj momentet e tmerrit që përjetova edhe pse nuk isha. Gjithë kohës në shtëpinë time janë ndjekur vetëm lajme dhe ishte shumë e dhimbshme të shikoje njerëzit dhe vendin tënd në këtë dhimbje të tejskajshme. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme materiale. Është një dhimbje shumë e madhe”.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.

Modelja ka qenë e pranishme në terren me të prekurit nga tërmeti dhe sot vizitoi disa familje në Ndroq, me shpresën për të ndihmuar në rindërtimin e disa shtëpive të shkatërruara në atë zonë.

Bashkë me mikeshën e saj të ngushtë Adrola Dushi, Xhesika ka hapur një llogari në “GoFundMe”, aty ku kanë arritur të grumbullojnë rreth 37 mijë dollarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close