Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hajdutët hynë në banesat e braktisura pas tërmetit në lagjen 13

Në një transmetim live gazetarja Anila Hoxha ndodhej në godinën e një pallati, në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit.

Godina ku ndodhej gazetarja kishte shumë dyer të hapura nga hajdutët, të cilët kanë shfrytëzuar situatën dhe kanë hyrë për të marrë sendet me vlerë në banesa.

Pra në një situatë të tillë kemi dy situata që janë si dy anët e një monedhe. Nga njëra anë ka qytetarë që janë solidarizuar me situatën dhe janë duke dhuruar ndihma materiale dhe monetare, por nga ana tjetër ka edhe persona të tjerë që shfrytëzojnë situatën dhe panikun e qytetarëve që kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar drejt vendeve që konsiderohen më të sigurta, dhe kanë hyrë në banesat e këtyre të fundit për të rrëmbyer sendet me vlerë dhe gjërat që mund të gjejnë në brendësi të tyre.

Hoxha ishte e shoqëruar me një zotëri i cili ishte pronari i një hoteli. Zotëria shprehet se është telefonuar nga një miku i tij, që për momentin po jeton në tiranë si pasojë e frikës nga tërmeti, për të parë banesën e tij dhe ai shpreh se kur shkoi në pallat pa se shumica e dyerve ishin të hapura.

“Jam telefonuar nga miku im që momentalisht po jeton në tiranë si pasojë e frikës nga tërmeti, ai më tha që të shkoja dhe të shikoja banesën e tij. Kur u futa në pallat pashë që shumica e dyerve ishte e hapur nga hajdutët përfshirë edhe banesën e mikut tim. Unë me mjete rrethanore e izolova me një komesatë që të mos e lija të hapur. Banorët e kanë denoncuar si rast por ata shprehen se nuk kanë besim tek policia”, tha zotëria.

Më pas ai u shpreh se po strehon në hotelin e tij 7 persona të prekur nga tërmeti, dhe këtë po e bën në mënyrë vullnetare dhe nuk ka kërkuar ndihma nga bashkia për këtë gjë.

“Unë në hotelin tim kam strehuar me të gjithë forcat e mia 7 familje. Nuk kam marrë asnjë ndihmë për këtë gjë. Familjet që ndodhen në hotelin tim nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia, madje askush nuk ka ardhur për ti takuar ata. Unë mund ti mbajë dhe një javë ata me shpenzimet e mia por më pas çfarë do të ndodhë me ta” , u shpreh pronari i hotelit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet