22-vjeçarja greke godet me thikë të riun nga Shqipëria

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë, ku raportohet se një 22-vjeçare ka goditur disa herë me thikë një burrë.

Mësohet se 22 vjeçarja greke ka goditur me thikë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime se edhe shqiptari është konsumator. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia greke po punon për shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT