Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vjedhja e makines se kompanise private prane Kasharit, policia jep detaje

Makina e një kompanie security është grabitur paraditen e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se makina është grabitur me forcë, ndërsa brenda saj ndodheshin dy punonjës të kompanisë private të sigurimit.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zon?n ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet