Termeti “ngrin” gjykatat ne Tirane, Durres e Lezhe, KLGJ pezullon punen

Aktualitet

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë punën në të gjitha gjykatat e tre qarqeve, në të cilët është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Përkatësisht, është pezulluar puna në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, për të cilat KLGJ ka urdhëruar të vlerësohen kushtet e ambienteve të këtyre institucioneve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shkak gjendja pas fatkeqësisë natyrore nga tërmeti. Të vlerësohen kushtet e ambienteve të gjykatave. Të eliminohet çdo rrezik në ambientet e gjykatave”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

ME TE LEXUARAT