Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tërmet 3.9 balle në Bosnjë e Hercegovinë

Një tërmet me shkallë 3.9 ka dridhur sot në mëngjes Bosnjën e Hercegovinën. Epiqendra e lëkundjes ishte jo larg nga Nevasinja, raportojnë mediat boshnjake, transmeton lajmi.net.

Sipas shënimeve nga EMSC, tërmeti është ndjerë në ora 5:20 të mëngjesit edhe në disa rajone tjera të Bosnjës e Hercegovinën përfshirë Sarajevën, Dubrovnikun, Dalmaci por edhe në Mal të Zi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 57 kilometra nga Sarajeva, 40 kilometra nga Mostari dhe 12 kilometra nga Nevasinja në thellësi prej 5 kilometrash/LAJMI

Leave A Reply

Your email address will not be published.