Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Meta mbledh KS, ne mbledhje Rama, Ruci, ministrat e kreret e institucioneve

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:30, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

I pranishëm në mbledhje është i gjithë kabineti qeveritar, me në krye kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij edhe gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në orën 07:00 të këtij mëngjesi.

Presidenti Meta e ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.