Kosove/ Femijet e prekur nga termeti do te ndjekin mesimin atje

Aktualitet

7 familje nga Durrësi pa mjete identifikimi e kontrolle kanë kaluar kufirin Morinë- Vermicë natën e 28 nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, pas akomodimit në një nga motelet në periferi të Prishtinës, ata janë marrë në pyetje nga autoritetet e vendit me qëllim të identifikimit të të gjithë qytetarëve që erdhën në Kosovë për të shpëtuar nga ndonjë rrezik tjetër i mundshëm nga tërmetet.

Atyre u është ofruar ndihmë jo vetëm nga organizatat joqeveritare por edhe nga mjekët e psikologët.

Përveç këtyre, drejtoria komunale e arsimit në Prishtinë ka marrë informacionet për të gjithë fëmijët që me familjet e tyre janë vendosur në Prishtinë që të vijojnë mësimin në shkollat më të afërta deri në kthimin e tyre në Shqipëri.

Megjithëkëtë institucionet ende nuk e dinë sa është numri i qytetarëve që kanë ardhur për akomodim.

Por, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se po bëhet e pamundura për menaxhimin e situatës.

Në anën tjetër, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka kërkuar nga të gjitha bizneset, shoqatat, organizatat dhe individët që të raportojnë për personat që janë duke i akomoduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se që pas tërmetit, mijëra qytetarë kanë kaluar kufirin, por pa dhënë detaje nëse të gjithë qytetarët janë nga zonat e prekura nga tërmeti.

ME TE LEXUARAT