Basha: PD, opozita e bashkuar mbeshtet çdo perpjekje per te ndihmuar njerezit

Aktualitet

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Durrësi, nga zona e goditur nga tërmeti, se mbështet çdo përpjekje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të qeverisë dhe të kujtdoqoftë.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar në këtë periudhë, Basha e bëri të qartë se tani nuk është koha për foto dhe shfaqje.

“Mbështesim çdo përpjekje për të ardhur në ndihmë të këtyre njerëzve, - nënvizoi Basha nga Durrësi. - Të qeverisë dhe kujtdo tjetër! Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar . Nuk është koha tani për foto dhe shfaqje, por për veprime të mirëkordinuara dhe urgjente. “

ME TE LEXUARAT