Rama mbledh Komitetin: “Kush shkel lejen e ndërtimit do shkojë në burg!”

Politikë

Në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit do përfundojnë në burg.

Po kështu, Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vite me radhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij.

Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT