Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veriu i Shqipërisë, i pari në konsumin e duhanit dhe alkoolit

Konsumi i pijeve alkolike dhe duhanit është një fenomen i cili ndiqet statitikisht vit pas viti nga Instituti përkatës.

Sipas statistikave të vitit 2018, veriu i Shqipërisë rezulton të jetë konsumues më i rregullt i pijeve alkolike dhe duhanit, me Qarkun i Dibrës në krye.

Të dhënat e e publikuara nga Insituti i Statistikave për vitin 2018, në raport me 12 qarqet në Shqipëri vijojnë si më poshtë:

Në vend të parë rënditet qarku i Dibrës, me 6% e popullsisë.

Vendin e dytë për konsumin më të lartë të pijeve alkolike dhe duhanit e zë qarku i Elbasanit, me 5.2% e popullsisë.

Në vend të tretë renditet qarku i Lezhës, me 4.8% e popullsisë.

Ndërsa qarku i Tiranës rezulton me 3.3%  popullsisë.

I fundit në rënditje për konsumin e pijeve alkolike dhe duhanit është qarku i Vlorës me 2% e popullsisë.

Statistikat për  vitin 2019, do të shfaqen në fund të vitit 2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet