Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa Françesku bën thirrje në Japoni: përdorimi i armëve bërthamore, krim kundër njerëzimit

Papa Françesku ka mbajtur një fjalim në qytetin e Hiroshimës, ku ka dënuar publikisht përdorimin e armëve bërthamore duke e cilësuar si “krim”. Vendi i mbajtjes së fjalimit ishte në linjë të plotë  me mesazhin e tij, pasi Hiroshima është njëri nga dy qytetet japoneze që u sulmuan nga ushtria amerikane me bomba bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot më shumë se kurrë më parë po përdoret energjia bërthamore për qëllime të luftës. Ky është jo vetëm krim kundër dinjitetit të qenieve njerëzore, por është kundër çdo të ardhmeje të mundshme në shtëpinë tonë të përbashkët”, shprehu Papa në Memorialin e Paqes në Hiroshima.

Bomba e parë bërthamore u lëshua nga SHBA-ja në Hiroshima me 6 gusht të vitit 1945, duke vrarë rreth 140 mijë njerëz. Tre ditë më vonë, bomba e dytë bërthamore u lëshua në Nagasaki, duke vrarë plot 74 mijë njerëz.

Papa Françesku arriti në Japoni më 23 nëntor  dhe i vetëdijshëm mbi peshën që do të kishte thirrja e tij në vizitën që gjithashtu i bëri qytetit japonez Nagasaki, Papa shfrytëzoi mundësinë për të fuqizuar mesazhin e tij kundër energjisë bërthamore. Ai shprehu se përpjekja për të dënuar me fjalë aktivitetin nuklear nuk mjafton.

Ky vend na bën të vetëdijshëm për vuajtjen dhe tmerrin që ne si qenie njerëzore mund të shkaktojmë ndaj njëri-tjetrit. Paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar bien në kundërshtim me përpjekjet për të nxitur frikë dhe shkatërrim ose me kërcënimet për asgjësim të plotë”, shprehu Kreu i Selisë së Shenjtë të Vatinakit.

Papa pritet të takohet me perandorin japonez Naruhito si edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe, duke shënuar kështu vizitën e parë të një pape në Japoni në 38 vitet e fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet