Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kosovë, motra qëllon të vëllanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Deçan të Kosovës, ku një vajzë ka goditur me thikë vëllanë e saj.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme (me 23 nëntor) rreth orës 11:40.

Djali është dërguar në qendrën më të afërt spitalore, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autorja e ngjarjes pritet të marrë trajtim mendor.

Në njoftimin e policisë theksohet se e dyshuara kishte probleme me shëndetin mendor, ndaj me vendimin e prokurorit ajo do të dërgohet për shërim në repartin e psikiatrisë.

Deçan 23.11.2019 – 11:40. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj viktimën mashkull K-Shqiptar. E dyshuara kishte probleme mendore, ndaj me vendim të prokurorit është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.