Gjonaj takon shefin e FMN-së, thekson rëndësinë e forcimit të shtetit për zhvillimin e ekonomik

Politikë
Gjonaj takon shefin e FMN-së, thekson rëndësinë e forcimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  ka pritur sot në një takim shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn sëbashku me delegacionin e ekspertëve.

Ministrja ka deklaruar se në këtë takim është folur mbi forcimin e shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik, duke theksuar rëndësinë e një çështje të tillë. Gjithashtu, Gjonaj i ka prezantuar shefit të FMN-së për Shqipërinë ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Rëndësia që ka forcimi i shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik, ishte një ndër çështjet kryesore që trajtuam në Ministrinë e Drejtësisë bashkarisht me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë Jan Kees Martijn dhe delegacionin e ekspërteve.

Patëm mundësi që në këtë takim ta njihnim së afërmi delegacionin me reformën që kemi ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, kornizën ligjore të Shërbimit Përmbarimor si dhe gjykimin e çështjeve tregtare.”-ndan Gjonaj në profilin e saj në rrejtin Facebook.

ME TE LEXUARAT