Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Te henen emerohen tete prokuroret e rinj te SPAK, hapet gara per kryetarin

Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.

Lista me emrat e prokurorëve janë:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITES

MBLEDHJA PLENARE

25 Nentor 2019

Informacion mbi mbledhjen

 Dita/Data: E Hene, 25.11.2019

 Ora: 12:00

 Kohëzgjatja: 2 orë

 Vendi: Salla e mbledhjeve pranё Prokurorisё sё Pёrgjithshme.

 Thirrur nga: Kryetari

 Pjesëmarrësit: Anëtarët

 Të ftuar: Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Rendi i ditës

1. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

 Altin Dumani,

 Arben Kraja,

 Behar Dibra,

 Edvin Kondilli,

 Elida Celami(Kaçkini),

 Ened Nakuçi,

 Enkeleda Millonai,

 Klodian Braho

Shpalljen e gares për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Miratimin e metodologjise për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë, të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,
Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet