Nishani: Referendumi qe kerkon Meta i veshtire te realizohet

Politikë

Presidenti Ilir Meta këtë të premte përmes një konference të jashtëzakonshme ka bërë thirrje shqiptarëve për referendum si e vetmja mundësi për të shpëtuar Kushtetutën e vendit.

Ish presidenti Bujar Nishani, nga KAPITAL në Vizion Plus është shprehur se krijimi i një referendumi në vendin tonë është shumë e vështirë në bazë të ligjshmërisë që ofron kushtetuta jonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vullneti i Metës është zhvendosur tek referendumi si një formë e ushtrimit të demokracisë nga qytetarët që nuk është një formë për tu moskonsideruar. Por se cili është qëllimi kryesor i Metës mbetet për tu parë.

Për mua përgjegjësia fillon dhe mbaron të vullneti, ka një vullnet pozitiv apo negativ tek individet që kanë përgjegjësinë e vendimeve dhe gjithashtu dhe te vendimet e shoqërisë. Vullneti shkon përmes proceseve, ku shoqëria jonë ka kontraste të mëdha kulturore dhe civilizuese. Nëse ne themi se ka probleme kushtetuta nga 1998, 2008 dhe ndryshimet e 2016 të gjithë i pranojmë këto ndryshime.

Nëse ne e ndryshojmë sistemin zgjedhor une nuk besoj se me këtë problematike, emancipim dhe sfida do të na jap një kaparcim të madh nëse nuk bëjmë hapa të tjerë. Problemi me i madh i joni është tek inkriminimi i politikës, apo avantazhimi i influencës së krimit përmes politikës.

Referendumi për një çështje duhet të shkojë në Gjykatë kushtetuese, ato janë të mira por edhe realizimi i referendumit siç e kemi të bazuar në kushtetutë është shumë i vështirë.”

ME TE LEXUARAT