Genta Ismaili fotografohet me te dashurin

Showbiz

Një video e Genta Ismajlit dhe një djali misterioz duke u puthur në buzë dhe një tjetër duke vallëzuar në një club në Zvicër u bënë publike nga Prive dhe qarkulluan në të gjitha mediat online javën e kaluar.

Identiteti i djalit dhe portreti i tij i plotë nuk u bënë të ditur deri sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më në fund një foto e qartë e çiftit është bërë publike dhe po qarkullon në web. Këngëtarja, nga ana tjetër, nuk ka reaguar lidhur me lajmin dhe s’ka folur asnjëherë publikisht për marrëdhënien e saj.

Me sa është bërë e ditur, ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeçar. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese, prandaj këngëtaren e kemi parë shpesh të udhëtojë si drejt Zvicrës, edhe drejt Turqisë.

Derisa këngëtarja të vendosë të flasë në media për lidhjen e saj, do të na duhet të mjaftohemi me këto informacione.

ME TE LEXUARAT