Drejtuesi i makines dhunohet barbarisht ne vend te shokut te tij

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme.

Një grup personash kanë sulmuar në Unazën e qytetin një mjet tip Benz me targa AA 285 CS, duke rrahur barbarisht drejtuesin e mjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qëllimi i dhunuesve ka qenë një tjetër person, që ka mundur të shpëtojë pasi ia ka mbathur me vrap.

Por në pamundësi për të kapur personin me të cilin ishin në koflikt, dhunuesit janë konfliktuar ashpër me personin tjetër, edhe pse nuk kishin konflikt me të.

Personi i dhunuar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët e ngjarjes.

Makina e personit të dhunuar thuhet se ka qenë në servis.

Sipas informacioneve dy nga autorët janë dorëzuar në polici, ndërsa i dëmtuari ka marrë plagë në kokë dhe trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT